Von Sydow: Kosova ne KE pasi ta njohin 47 shtete
Albeu.com
Sfidë kryesore e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, është mos njohja e Pavarësisë së Kosovës nga të gjithë shtetet e Këshillit të Evropës, ka pohuar të enjten Björn Von Sydow, parlamentar i Këshillit të Evropës, dhe raportues mbi situatën politike në Kosovë.
Këtë e ka pohuar ai pas një takimi me kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare, në mesin e tyre edhe të LDK-së, dhe partive pjesë e qeverisë së ardhshme të Prizrenit. Kjo është vizita e dytë faktmbledhëse e Von Sydow në Kosovë, brenda dy vjetëve, nga e cila është ndarë i inkurajuar për avancimet e prezantuara nga strukturat komunale në Prizren, dhe për bashkëpunimin pozitë-opozitë, për interesin e qytetarëve.

Ndërsa nikoqiri i këtij takimi, Ramadan Muja i ka prezantuar traditën tolerante të Prizrenit, ku kultivohet bashkëjetesa, duke i kërkuar që Këshilli i Evropës ta pranoj Kosovën në gjirin e tij.

Mirëpo, raportues i KE-së për Kosovën, ka spikatur se kushti themelor për anëtarësimin e vendit në KE, është njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjithë shtetet anëtare.
“Aplikacioni përfundimtar për anëtarësim duhet të pranohet nga 47 vendet anëtare dhe të ratifikohet pastaj nga parlamentet kombëtare të këtyre shteteve. Dhe unë vetëm do të them se deri tani e kanë njohur vetëm 33 shtete të KE-së.”, ka deklaruar Björn Von Sydow.

Por, ai ka theksuar se në Asamblenë Parlamentare ekziston një përkushtim për angazhim më të madh të Këshillit të Evropës në Kosovë.
“Ky angazhim mëton të vështroj dhe analizoj vendin për mënyrën, dhe kushtet e jetesës së qytetarëve dhe popullatës në përgjithësi në Kosovë. Ku përfshihen jo vetëm strukturat gjinore apo moshove, qofshin ato përkatësive etnike të ndryshme dhe theks i posaçëm do ti vihet tri sferave: Të drejtat e njeriut; Qeverisjes së mirë; dhe sundimi i rendit dhe ligjit”, ka theksuar Von Sydow.
Shtuar më 26/02/2010, ora 16:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori