Voltana Ademi prek me fjalët për efektivin që ndërroi jetë: Nuk e fitove luftën me COVID-19
"Fitove çdo betejë në radhet Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19..."

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të efektivit të policisë bashkiake, Rauf Guri, i cili u raportua se nuk e fitoi dot betejën me Covid.

Duke vënë në pah cilësitë e një njeriu model që e karakterizonin efektivin, Ademi i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të tij.

“Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri.

Fitove çdo betejë në radhet Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19.

Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!”, shkruan Ademi.
Shtuar më 19/11/2020, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori