"Volkswagen" përplas 27-vjeçarin që po dilte nga makina
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Qafë Kashar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një 27-vjeçar ka qenë duke dalë nga makina kur është goditur nga një makinë tip Volkswagen. Viktimë e këtij aksidenti është shtetasi me iniciale E.SH, 27 vjeç nga Lushnja.

Shkaktar i këtij aksidenti është drejtuesi i automjetit Volkswagen shtetasi A.Gj.

Sipas hetimeve paraprake të policisë rezulton se drejtuesi i mjetit tip "Ford" në momentin e aksidentit ka qenë duke dalë nga mjeti i tij. Ndërsa grupi hetimor i ndodhur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2016, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori