Vokshi pyet Ramën: Me cilat kritere e përzgjodhët Erion Veliaj?
Ngacmimet dhe batutat nuk kanë munguar as sot në Kuvend, ku mjaft ironike ka qënë edhe debati mes kryeministrit Rama dhe deputetes demokrate Vokshi. Gjithçka lidhej me emrin Erion Veliaj për Bashkinë Tiranë dhe përzgjedhja e kësaj kandidature.

“Cilat janë kriteret e përzgjedhjes së Erion Veliaj si kandidat për kryetar në Bashkinë e Tiranës?

Me siguri as arsimimi, as eksperienca në punë, as puna e suksesshme në dikasterin që ai drejton nuk ka qenë. Me çfarë kriteresh e zgjodhët Veliajn? Të gjithë duan ti dëgjojnë kriteret”, tha Vokshi nga foltorja e Kuvendit.

Ajo drejtoi një pyetje për Veliaj, duke thënë se pse gjatë kohës së Sali Berishës, të rinjtë, të rejat, burra e gra erdhën për të investuar në Shqipëri? Duke përmendur largimet e shumta të shqiptarëve gjatë kohëve të fundit dhe duke cituar z. Veliaj, i cili tha se një pjesë e qytetarëve ikën nga veriu për shkak të pushtetit të djathtë, sipas Vokshit, ministri i ndau qytetarët në “tanët dhe të tjerët”.

“Po nga Vlora pse kanë ikur njerëzit? Po nga Orikumi, Korça, Elbasani, Tirana? Është koha që qytetarët të reagojnë. Ju nuk duhet ta braktisni Shqipërinë, por të bashkoheni për të larguar qeverinë e krimit të organizuar. Nuk duhet të lejojmë që qytetarët të marrin rrugën e krimit, për të shpëtuar nga qeverisja. Jepni përgjigjen me votë”, deklaroi Vokshi. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori