Momenti kur bomba shpërthen në Kiev, qytetari shokohet (VIDEO)

Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur një raketë ruse shpërthen në një rrugë në kryeqytetin ukrainas Kiev përballë një personi që po ecte në një park.

BBC thotë se pamjet janë të verifikuara dhe nuk bëhet fjalë për një mashtrim.

Nga shpërthimi, një kalimtar humbi jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën. Automjetet, autobusët e transportit publik, bizneset e pallatet e banimit përreth pësuan dëme të shumta.

Ekipet e emergjencës ndërhynë për të evakuuar dhjetëra banorë që ndodheshin në apartamentet e tyre.

Bombat ruse nuk kanë kursyer banesat e qytetarëve, gjatë 24 orëve të fundit as në Harkiv, e po ashtu ranë në qendër të Donjeckut.