Vokshi kërkon hetimin e incidentit në Kosovë
Pëlqej
Albana Vokshi
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë bën publike detajet për incidentin në Morinë. Në nje lëtër Vokshi deklaron se ditën e dielë në 14 nëntor 2010 kishte ndërnmarrë një udhëtim në Kosovë.

“Eshtë e vërtetë që në kufirin me Kosoven, në Vërmicë, ka ndodhur një incident shumë i rëndë me policinë kufitare kosovare. Disa autoritete kosovare, të policisë dhe gjygjësorit, kanë abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre, duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnjë të drejtë elementare themelore njerëzore, ndaj meje, jo si deputete, por si femër dhe si qytetare shqiptare”.

Vokshi vijon me tej se për këtë ngjarje është vënë në dijeni Kryeministri i vendit, Kryetarja e Parlamentit, Ministri e Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Për më tepër Vokshi duke mos e lënë mënjanë këtë situatë ka kërkuar që të zbardhet deri në detaje,të zbulohen e të kërkojnë të vihen para drejtësisë si ata qe e planifikuan, ashtu edhe ata që e ekzekutuan këtë incident.
“Deklaroj para publikut shqiptar dhe kosovar që nuk është e vërtëtë që kam thyer rregullat dhe procedurat e policisë kufitare Kosovare,nuk është e vërtetë që kam refuzuar kontroll të dokumentave apo të makinës me të cilën udhëtoja, e mbi të gjitha nuk është e vërtetë që kam fyer cilindo zyrtar të policisë kufitare kosovare” duke arsyetuar se kjo është arsyeja për zbardhjen e çështjes.

Deputetja e PD-së kërkon hetim dhe zbardhje të këtij incidenti, pasi në të kundërt, do të bëj publike detajet e hollësishme dhe rrethanat që çuan në kete ngjarje te jashtezakonshme. “Do ta bëj këtë në emër të mbrojtjes së emrit, nderit, moralit dhe dinjitetit tim” theksoi Vokshi.
Shtuar më 20/11/2010, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori