Mbrëmjen e djeshme në ekranin e "Top Channel-it" ka startuar emisioni më i ri: "Më thuaj një dëshirë", me Fjoralba Ponarin. Një nga historitë më prekëse ishte ajo e vogëlushit Kevin.
I ati i tij kishte bërë aksident kohë më parë, nga i cili kishte humbur këmbën. Dëshira e
Kevinit ishte një protezë e re për të, pasi ajo që kishte ishte shumë e vjetër dhe nuk mundej të dilte shpesh nga
shtëpia.
Kjo
histori e mbushi me emocione Fjoralbën.
Moderatorja nuk mundi t'i mbante dot lotët dhe ndërpreu për disa minuta xhirimet. Ajo dhe pjesa tjetër e stafit, e ndihmuan familjen e
Kevinit, duke dhuruar një protezë të re për kryefamiljarin.
Shtuar më 03/01/2021,
ora 11:05