Vodhi makinën luksoze dhe e nisi drejt Shqipërisë, kapet mat shoferi
Një automjet, tip Porsche, ngjyrë e zezë, i vjedhurBolonja, u bllokua nga autoritetet doganore në Ancona të Italisë, në momentin kur po transportohej me traget drejt Shqipërisë.

Makina ishte në mesin e disa automjeteve të tjera që policët verifikuan për dokumentacion.

Në përfundim të kontrolleve të të gjitha dokumenteve, u konstatua se makina në fjalë ishte raportuar e vjedhurBolonja, shkruan “A2”.

Drejtuesi i automjetit, një shtetas me kombësi shqiptare, i cili po e sillte drejt Shqipërisë, ka pretenduar se e ka blerë makinën me dokumente të rregullta dhe se nuk kishte lidhje me vjedhjen, por policia e ndoqi penalisht dhe i bllokoi automjetin.

Shtuar më 23/05/2020, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori