Vodhi këpucët në xhami, "hajduti" i habit të gjithë: I mora se kisha një dasmë (VIDEO)
Pëlqej
Pak ditë më parë imami i Tiranës, Ahmed Kalaja ka publikuar në rrjetet sociale një video në të cilën tregohet se si një djalë i ri hyn në xhami, merr një palë këpucë dhe më pas largohet i qetë.

Në lidhje me këtë rast, tre ditë më pas ka reaguar vetë hajduti, përmes një statusi në rrjetet sociale. Ai thotë se ishte i vetëdijshëm për atë që ka bërë dhe justifikohet me faktin se i duheshin një palë këpucë serioze, pasi kishte një dasmë dy ditë më vonë.

Eduart Kaziu i kërkon imamit të fshijë videon, pasi të gjithë që shkojnë në xhami e njohin atë si një mysliman të devotshëm që fal 5 vakte dhe se disa kohë më parë këpucët e tij i kishte marrë dikush tjetër.

Ndër të tjera Edi bën me dije se kishte lënë atletet e tij dhe kishte marrë këto këpucë.

Gjeni më poshtë statusin e plotë dhe justifikimin e "hajdutit" të këpucëve në xhami.

Prsh miq, dashamirës, vëllezër besimtarë. I bëj thirrje z. Ahmed Kalaja, imamit të xhamisë "Dine Hoxha", pasi të zbardhet e vërteta, të më kërkojë falje publikisht e ta fshijë videon në youtube brenda 24 orëve. Për këtë tragjedi që më ka shkaktuar pa të drejtë dhe pa gjetur personin e duhur, hajdut, se unë jam besimtar i devotshëm dhe për xhami jam kontribuues me qendrat e zërit, bëj thirrje pët Ezanin, janë dëshmitarë gjithë xhemati i fshatit tim që kam kontribuuar për hir të Allahut. Lum ai që çon në shtëpinë e Allahut.

Prej 10 vitesh falenderoj Allahun që më ka dhuruar familjarisht 5 kohësh edhe të mbuluar. Jam Eduart Kaziu, familjar me profesion këngëtar. Para disa ditësh më morën ose mi ndërruan kur po falja namazin. Para disa ditësh edhe unë atë bëra. Nuk e fala atë namaz.

I zgjidha edhe ika me plotë vetëdije këpucët e reja kur po falja namazin dhe erdha të marr ato si këpucët serioze që më kishin marrë. I lashë atletet plotë i vetëdijshëm siç mi morën ose ngatërruan këpucët e mia, se e di që ka kamera se kam falur namazin me qindra herë në xhaminë e madhe të Tiranës "Dine Hoxha". Do shkoja të performoja live dhe të nesërmen kisha dasëm. I lutem imamit të xhamisë "Dine Hoxha" të gjejë personin e duhur". /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori