HISTORIKU/ Sot rezulton i zhdukur! Nga bastet e deri te vrasjet e bujshme, si u bë Vis Martinaj “më i kërkuari” në Shqipëri

Ditën e sotme u shpall i zhdukur i shumëkërkuari Ervis Martinaj.

Ai u denocua në polici nga familjarët e tij, të cilët pretendonin se kishin humbur kontaktet me të prej 3 ditësh.

Konfliktet e Martinajt me policinë dhe bandat e tjera janë të hershme.

Gjithçka nisi në vitin 2013 ku Martinaj kërcënon me jetë, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit.

Martinaj asokohe u dënua me burg dhe u gjobit disa herë për organizimin e palejuar të lotarive në kryeqytet.

Në vitin 2015, Martijan u dënua 1 vit e 4 muaj për vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit.

Martinaj figuronte i përfshirë edhe në dosjen kundër Shullazit, ku sipas biznesmenit Ylvi Beqaj, ai i ka ofruar atij 7 milion euro dhe e ka kërcënuar të mos hapë gojë kudër Shullazit.

Ndërsa në 4 tetor të vitit 2018, Martinaj dhe njerëzit e tij patën një përplasje në një prej lokaleve më të shtrenjta të Bllokut në kryeqytet me Ervin Matën dhe njerëzit e tij.

Gjatë përleshjeve mbeti viktimë një prej miqve të Martinajt, Fabian Gaxha.

Në gusht të vitit 2019 në Tiranë u ekzekutua ish polici Santiago Malko, ndërsa në hetimet e SPAK nënvizohet se plani ishte edhe vrasja e Ervis Martinaj.

Për këtë vrasje, u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg. Në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë të cilët kishin rol në këtë organizimin dhe ekzekutimin e Malkos.

Ndërsa në 13 nentor te vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, i cili njihej si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në Audin e bardhë, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek.

Më 23 korrik të këtij viti, ranë në pritën e kundërshtarëve të Martinajt në Fushë-Krujë, 23-vjeçari Brilant Martinaj së bashku me dy shokët Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, të cilët mbetën të vdekur.

Rasti i fundit i sulmeve ndaj miqve të tij është më 22 korrik të këtij viti atentat iu krye mikut të tij Ylli Brahimaj në Milot, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Sot edhe fati i vetë Martinajt nuk dihet dhe një prej armiqve të tij mund të jetë edhe Endrit Dokle, pasi i penduari Nuredin Dumani dëshmoi se Martinaj kishte paguar 500 mijë euro për ta hequr qafe ish-kapobandën e Durrësit./albeu.com/