E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Nuk u mjaftua me vjedhjen e farmacisë dhe pikën e Kredo.al, kapet 22 vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar një 22 vjeçar të akuzuar për vjedhje nën kërcënimin e armës

I riu i identifikuar si K. Ç., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë” ishte shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 4, si autor i dyshuar për vjedhjen e një filiali të një institucioni për dhenie kredie, për vjedhjen e një farmacie, si dhe për tentativë vjedhje të një pike UKT-je, konkretisht:

I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në filialin e një institucioni për dhenie kredie, ngjarje e ndodhur më datë 23.01.2021">2021, rreth orës 13:40, në rrugën "Bardhyl";

I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në një farmaci, ngjarje e ndodhur me datë 21.01.2021">2021, në bulevardin Zhan D'ark.

I tentativës për vjedhje të zyrave të UKT-së, ngjarje e ndodhur më datë 08.02.2021">2021, në rrugën “Sitko Çiço”;

Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve(fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, "Vjedhja" e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Shtuar më 09/02/2021, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori