Vodhi 5 milion lekë, shpallet në kërkim i riu nga Mamurrasi
Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Tepelenës pasi është denoncuar ka vjedhur në automjetin e një qytetari nga I njëjti qytet një sasi prej 500 mijë lekësh të reja.

Mësohet se shtetasi B.G., banues në Tepelenë ka bërë kallëzim penal për shtetasin S.B., banues në Mamurras pasi ky I fundit ka vjedhur paratë në makinën e tij.

Materialet janë referuar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në Gjirokastër dhe ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.

Shtuar më 14/07/2019, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori