Vodhi 200 mijë euro, pranga ish-specialistes së kreditit
Një ish-specialiste kredie në një bankë është arrestuar nga policia me akuzën e mashtrimit të klientëve të cilëve u merrte shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare.

Sipas Prokurosisë A. Aliaj, deri para pak kohësh specialiste e kredive e një banke të nivelit të dytë në Kamëz kishte arritur të vidhte 200 mijë euro.
Skema ka vijuar deri në një moment kur klientët ishin ankuar tek drejtuesit e bankës, këta e kishin shkarkuar dhe më pas kanë bërë denoncimin në polici.

Për të gjykata e Tiranës kishte dhënë masën e arrestit me burg. “Sipas hetimit të Prokurorisë, shtetasja A. Aliaj, me detyrë specialiste krediti në filialin e një banke në Kamëz, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme, ka arritur të mashtrojë një numër të madh klientësh, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare ose duke u hapur, pa dijeninë e shtetasve llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimin, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga drejtuesit e bankës ku ushtronte funksionet shtetasja A. Aliaj, pas shqetësimeve që shumë klientë kishin paraqitur. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2014, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori