Vodhi 155 milion lekë të "pagës së luftës", merret vendimi për hakerin nga Durrësi
Gjykata e
Tiranës ka lënë në burg Denis Trungun. Ky i fundit u arrestua për mashtrim kompjuterik dhe dyshohet se ka
përfituar mbi 15.5 milionë lekë të reja nga një
banka e nivelit të dytë, gjatë periudhës së pandemisë, ku u hapën dhjetra
llogari për marrjen e pagës së luftës.
Gjatë seancës,
Trungu nuk ka pranuar se ka kryer mashtrim kompjutërik, por ka thënë se ka kryer disa veprime të ligjshme, që janë aprovuar nga
banka. Ndërkohë prokuroria e
Tiranës pretendoi se
Trungu ka
përfituar nga një dobësi e sistemit dixhital E-Banking dhe ka kryer transferta.
Sipas të dhënave
Trungu ka kryer 36 transfërta në
llogari dhe
banka të tjera, si dhe ka paguar shërbime që kapnin një vlerë goxha të madhe. Ai ka pasur dhe më herët precedentë penalë në fushën e mashtrimit.
Shtuar më 30/12/2020,
ora 15:44