Vodhi 150 milion lekë përmes kompjuterit, arrestohet i riu që zhvati "36 paga lufte"
Një 32 vjeçar është arrestuar pasi ka përfituar mbi 150 milionë lekë përmes mashtrimit kompjuterik.
I riu me precedentë penalë, Denis Trungu, 32-vjeç nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi akuzohet se duke shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 kishte hapur një
llogari bankare në një bankë të
nivelit të dytë për përfitimin e “Pagës së luftës”. Sipas policisë, ai ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në
llogari të ndryshme të bankave të tjera të
nivelit të dytë brenda territorit të.
"Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky
shtetas, duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një
llogari bankare në një bankë të
nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kjo
llogari ishte hapur që ky
shtetas të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Pas kësaj, ky
shtetas ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në
llogari të ndryshme të bankave të tjera të
nivelit të dytë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Pas transferimit të shumave të ndryshme ky
shtetas kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë. Gjithashtu, ky
shtetas ka tentuar t’i tërheqë këto fonde dhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.", njofton policia.
"Pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një bankë e
nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik".
Shtuar më 29/12/2020,
ora 08:53