Përfshihet nga flakët papafingoja e një vile në Tiranë

Një banesë është përfshirë nga flakët pak më parë në Tiranë, në rrugën “Skënder Luarasi”.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në papafingon e banesës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Shtuar 3.06.2020 17:44