Vodhën shtëpitë e VIP-ave në Athinë, si u kapën shqiptarët e "tmerrshëm" (FOTO&VIDEO)
Pëlqej
Katër personat që shihni në galeri janë shtetas shqiptarë dhe imazhet e tyre i ka publikuar policia greke.

Mediat greke raportojnë se janë anëtarë të një grupi kriminal që vidhnin banesat luksoze në Athinë nën kërcënimin e armëve.
Ata janë Vasillaq Toli 22 vjeç, i arrestuar pak javë më parë, teksa Andi Paturri 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri.

Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze dhe mësohet se pre e grabitjeve të tyre kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou, menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.

Prokuroria e Athinës ka të dokumentuar 9 vjedhje të kryera nën kërcënimin e armës, mes të cilave 18 makina si dhe 3 herë tentativë vrasje kundër policisë. /albeu.com/


Vodhën shtëpitë e VIP-ave në Athinë

Shtuar më 20/04/2017, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori