Vodhën punishten e mermerit, arrestohen katër ''skifterat" e Tepelenës
Policia ka arrestuar 4 persona të dyshuar si autorë që grabitën me forcë punishten e mermetit në Tepelenë.

Policia njofton se u arrestuan M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë, si autorë të dyshuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Njarja ka ndodhur në datë 20.05.2020, në punishten e mermerit në pronësi të shtetasit S. G., banues në Tepelenë.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, ku vijon puna për dokumentinin me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
Shtuar më 25/05/2020, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori