Vodhën Prokurorinë, lihen në burg 3 të arrestuarit në Durrës
Pëlqej
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë me burg për 3 të arrestuarit për grabitjen e Prokurorisë së Durrësit.

Gjykata vendosi që Artur Isa, Besnik Bushi dhe Niaz Lena të qëndrojnë në burg.

Sipas organit të akuzës, përmes provave shkencore provohet se grabitja është kryer nga 3 të arrestuarit.

Prokuroria thotë se autoret kanë lënë gjurmë daktiloskopike në ambjentet e brendshme të institucionit gjatë vjedhjes.

Gjurmët e gishtërinjve janë gjetur edhe mbi serverin qendror dhe atë të kamerave të sigurisë. /albeu.com/



Shtuar më 27/05/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori