Vodhën paratë e një pike karburanti në Fier, në pranga dy të rinj
Pëlqej
Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë, pasi kanë vjedhur paratë e një pike karburanti. Policia e Fierit bën me dije se ka prangosur dy të rinj për vjedhjen e një sasie parash, në një pikë karburanti IT OIL në zonën e quajtur Libofshë.

Martin Crraga dhe Elson Rakipi, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer me dhunë vjedhjen e parave. Sakaq, uniformat blu kanë sekuestruar edhe 6 celularë dhe një motor, me anë të të cilit është bërë vjedhja. Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, në cilësinë e provës materiale. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori