Vodhën mbi 45 banesa, në gjyq tre të pandehurit
Pëlqej
Një grup kriminal është shkatërruar pak kohë më parë nga një operacion i organizuar mes autoriteteve shqiptare, gjermane dhe atyre franceze.

Grupi në fjalë akuzohej për më shumëse 45 vjedhje, ndërkohë që vjedhjet janë kryer në banesa në Gjermani dhe Francë.

Operacion i përbashkët ndërkombëtar për goditjen e një grupiorganizuar, të lëvizshëm, me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve të banesave.

Më 20 Korrik, në gjykatën e qarkut Offenburg në Gjermanisë, është planifikuar të nisë gjyqi për 3 të arrestuarit si pjesë e një organizate shqiptare me veprimtari kriminale në vjedhjen e banesave.

Të pandehurit akuzohen se kanë kryer në disa zona të Gjermanisë, vjedhje me vlerë 47.000 euro, raportojnë sot mediat gjermane. /albeu.com/

Shtuar më 13/07/2018, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori