Vodhën marokenin në Tiranë, në pranga dy të rinjtë
Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohen se kanë vjedhur një shtetas maroken duke u marrë një sasi parash dhe sende personale.

Njoftimi i policisë:

Vodhën me dhunë 1 shtetas të huaj, por falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u arrestuan në flagrancë 2 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, pas njoftimit të marrë nga një shtetas maroken se i kishin marrë me dhunë një sasi eurosh dhe sende të tjera në rrugën “Azem Galica”,menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur, identifikimi , kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 22 shkurt i kishin vjedhur me dhunë 200 euro dhe sende të tjera personale shtetasit maroken K.A, i cili kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura. dhe sendet personale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.
Shtuar më 23/02/2020, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori