Vodhën endacakun në Tiranë, dënohen me burg dy të rinjtë
Pëlqej
Dy të rinj janë dënuar me nga një vit burg pasi ata kanë vjedhur një endacak.

Ata kanë pritur sap atë e ka zënë gjumi dhe më pas e kanë grabitur në një pakring në Tiranë.

Dy shtetasit H.E. dhe T.L., të cilët janë dënuar me nga 1 vit burg për “vjedhje” vodhën një endacak i identifikuar si D. Hoxha.

Të dy të pandehurit shfaqën pendesë për krimin e bërë, megjithatë, në përfundim të gjykimit, Gjykata e Tiranës vendosi që t’i dënojë ata me nga 1 vit burgim për vjedhje të kryer në bashkëpunim. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2018, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori