Vodhën 82 dele në Greqi, arrestohen 3 shtetas në Devoll
Pëlqej
Policia ka arrestuar 3 shtetas të cilët akuzohen se kanë vjedhur në Greqi 82 krerë bagëti të imëta.

Më datë 23.09.2017, Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, finalizuan me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Avdyl Spaho, 51 vjeç,

Klaudjo Spaho, 24 vjeç, (at e bir) të dy banues në Bilisht

Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.

Njoftimi i policisë

DEVOLL

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, finalizojnë me sukses operacionin antikontrabandë të koduar "Matrikulli".

Kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri, duke kontrabanduar 82 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i kanë vjedhur në Greqi.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, dy prej të cilëve at dhe bir.
Më datë 23.09.2017, Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, finalizuan me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Avdyl Spaho, 51 vjeç,

Klaudjo Spaho, 24 vjeç, (at e bir) të dy banues në Bilisht
Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe falë mirëkoordimit të veprimeve nga strukturat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Qarkut, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë në drejtim të piramidës nr 13 mbi fshatin Rakickë-Devoll, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kontrabanduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 82 (tetëdhjetë e dy) krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi nga këta shtetas.

Katër prej të cilave të matrikulluara nga shteti Grek dhe pjesa tjetër të pamatrikulluara.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror" parashikuar nga nenet 174 e 297 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2017, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori