Vodhën 7000 litra naftë nga "TAP", kush janë tre të arrestuarit (FOTO LAJM)

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në kuadër të punës për kapjen e personave që shkelin ligjin finalizuan me sukses Operacionin e koduar "Gostencka", ku u bë arrestimi në flagrancë i tre personave:

1 - Hyda Vila, 26 vjeç, banues në Gostenck, Skrapar.

2 - Erineo Lalo, 26 vjeç, banues në lagjen "Kombinat", Tiranë.

3 - Artur Guri, 44 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me një kamion tip 'Benz' 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e një firme gazsjellësi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

1 - 7080 litra naftë.

2 - Një mjet kamion, i markës 'Mercedes Benz'.

3 - Një mjet fuoristradë i markës 'Range Rover'.

4 - 6 aparate telefoni celular.

5 - 225.100 lekë (të reja).

6 - 450 euro.

Strukturat e DVP Berat po punojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet të jenë të implikuar dhe persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën" parashikuar nga nenet 134/3, 25 dhe 135 të Kodit Penal.
Shtuar më 18/10/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori