Një kunatë si Dua Lipa, kështu e uroi këngëtarja Gigin për ditëlindje (FOTO LAJM)

Në verën e vitit 2019, këngëtarja shqiptare Dua Lipa bëri publike romancën e saj të re me vëllain e motrave Hadid, Anëar-in.

Çifti, kokë e këmbë i dashuruar, u bë i pandarë dhe prezantuan partnerët e tyre me familjet përkatëse.

Pasi marrëdhënia u bë “familjare”, Dua gjithashtu e mori të dashurin në “Sunny Hill Festival”, i cili u mbajt në Kosovë.

Këngëtarja ka treguar më herët se ka marrëdhënie tepër të mira edhe me mamanë dhe motrat e Anëar-it, madje sot i ka uruar ditëlindjen kunatës së saj.

Si një “nuse ideale”, Dua ka publikuar në InstaStory një foto me Gigi-n, të cilës i uron 25-vjetorin e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen Gigi, 25! Të gjithë shkëlqimin e botës për ty”- shkruan këngëtarja krahas postimit.

Këto ditë izolimi, dua po i kalon në shtëpi me të dashurin e saj dhe në rrjete sociale ndajnë shpesh momente nga karantina e tyre, e cila duket se po kalon më së miri.


Shtuar 24.04.2020 07:02