Vodafone dhuron 5 makina Fiat 500 për 5 fituesit e parë të shorteut Vodafone My Dream
Pëlqej
Pasditen e djeshme Lulishtja e Vëllezërve Frashëri u kthye në një festë të vërtetë me muzikë e lojra për të festuar realizimin e ëndrrës për 5 fituesit e parë të shorteut Vodafone My Dream.

Vath Mesja, Ilir Krasniqi, Gramoz Agaraj, Aurora Berdaj , Gjyrsyme Pullumbi janë 5 fatlumët që Vodafone Albania i bëri pronarë të një Fiat 500.

Në një aktivitet festiv, fituesit përfituan dhuratën e tyre dhe ndanë me të pranishmit momentet e marrjes së lajmit për fitoren.

“Ishte një surprizë e jashtëzakonshme. Kurrë nuk e kisha menduar që thjesht një rimbushje telefoni në dyqanin Vodafone në qytetin tim, do të më bënte fitues të një makine ëndrrash. Jam tepër e lumtur dhe falenderoj përzemërsisht kompaninë Vodafone që na lehtëson komunikimin dhe jetën me dhuratat fantastike”

Në fillim të verës, Vodafone Albania lançoi fushatën më të madhe verore, shorteun ku thjesht falë një rimbushjeje prej 500 Lek, abonentët Vodafone janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen pjesë e shorteut për të fituar çdo javë 1 prej 10 Fiat 500 te vëna në dispozicion nga Vodafone për këtë shorte.

Shorteu vazhdon për të përzgjedhur pronarët e tjerë të 5 Fiat 500 si dhe fituesit e çmimit të madh për një super Apartament tek Kodra e Diellit. Të gjithë abonentët që kanë kryer rimbushje gjatë verës do të bëhen automatikisht pjesë e shorteut për çmimin e madh që do të mbahet në fund të Gushtit dhe mund të ndiqet live më 21 Gusht në faqen zyrtare të Vodafone në Facebook.
Shtuar më 06/08/2014, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori