Turqia e prerë: Nëse SHBA nuk na jep avionët “F-16” do të kërkojmë alternativa

Në një intervistë për NTV, zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin tha se nëse SHBA nuk i shet Turqisë F16, atëherë Ankaraja do të shikojë alternativa të tjera.

Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje administratës së Joe Biden që të “bindë” Kongresin amerikan të japë dritën jeshile nga Uashingtoni për dërgimin e F-16 në Turqi dhe modernizimin e atyre ekzistues.

Kalin theksoi gjithashtu se e ardhmja e F-16 turke nuk mund dhe nuk duhet të varet nga qëndrimi i Ankarasë për çështjen e pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Ai deklaron se edhe nëse ky program F-16 nuk ecën përpara, Turqia ka alternativa të tjera, ndërsa zjarrin e drejton edhe kundër senatorit Robert Menendez.

“Është qeveria amerikane ajo që duhet të bindë Kongresin. Dhe administrata Biden ka thënë se mbështet programin F-16. Kjo është e mirëseardhur. Ka disa në Kongres që duan të kushtëzojnë programin me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Duhet të ketë një formulë tjetër, nuk e di se çfarë do të jetë, është një çështje e brendshme e SHBA. Sigurisht, ne e mbështesim këtë program. Do të ishte mirë të ndodhte. Por nëse nuk ndodh, ne kemi ende alternativa”, tha në mënyrë të prerë Kalin./Albeu.com.