Aksident i rëndë në aksin TEG-Shkozë, ndërron jetë 35 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor TEG- Shkozë, ku ka ndërruar jetë një person.

Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale F.H 35 vjeç.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit dhe më pas ka dalë na rruga ku është përplasur edhe me bordurën anësore të rrugës.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti./albeu.com