VMRO-ja pret propozim nga BDI-ja per emrin
Albeu.com
VMRO-DPMNE-ja në mënyrë pozitive e vlerëson pozitën e BDI-së se është e gatshme të japë propozime dhe ide plotësuese për zgjedhje më të shpejtë të problemit me emrin. Ky ishte reagimi i partisë së Gruevskit pas deklaratës së nënkryetares së BDI-së Teuta Arifi se partia e saj dëshiron zgjidhje të shpejtë të çështjes së emrit me qëllim që vendi të mos ngec në integrimet euroatlantike ka pasuar edhe reagimi i VMRO-së. Ky qëndrim i partisë është bërë i ditur pas deklaratës së nënkryetares së BDI-së, Teuta Arifi se ata do të nxisin debat konstruktiv me partnerët e koalicionit për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit me emrin. Arifi tha se ata do të nxisin një debat konstruktiv me partnerët e koalicionit për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit me emrin. “Në parti nuk debatohet për çështjen e daljes nga Qeveria. BDI hyri në Qeveri me legjitimitet të plotë të votuesve të vet, por gjithsesi mund të ketë debat lidhur me politikat qeveritare”, tha ajo. “Nuk mund të them se kemi propozim të gatshëm, por interesi ynë i madh si parti politike dhe si përfaqësues të shqiptarëve është integrimi i shpejtë”, tha Arifi. Nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë se janë të hapur për sugjerime dhe propozime nga të gjithë qytetarët, institucionet dhe partitë politike, të cilat mendojnë se në ndonjë mënyrë mund të japin propozim në ndonjë drejtim të zgjidhjes së këtij problemi, por edhe të gjitha problemeve të tjera. “Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe përshpejtimi i proceseve për BE-në janë prioritete kryesore. Ne si parti në mënyrë absolute qëndrojmë në atë, për shkak se si politikë dhe si qëndrim e kemi shumë vite dhe për shkak se mbi 90 për qind të qytetarëve e përkrahin rrugën euroatlantike të Maqedonisë. Do të tentojmë t’i zgjidhim problemet, nuk ikim nga ato dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre”, thonë në partinë qeveritare. Lidhur me implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, thuhet se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në realizim të saj, posaçërisht në pjesën e përfshirjes së drejtë të bashkësive etnike. Ditë më parë nënkryetari i BDI-së Rafiz Haliti ishte më kritik. Ai tha se partia e tij nuk do ta pret edhe gjatë kohë VMRO-në për shkak se vendi ka ngecur në rrugën e saj euroatlantike./lajm/
Shtuar më 26/04/2009, ora 21:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori