VMRO-DPMNE: Të zbardhet marrëveshja Buçkovski-Ahmeti
Albeu.com
VMRO-DPMNE ka kërkuar nga LSDM dhe BDI të bëjnë publike marrëveshjen politike mes ish-kryeministrit Vllado Buçkovski dhe Ali Ahmeti, sipas së cilës do të zgjidhej statusi i ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE ka kërkuar nga LSDM dhe BDI të bëjnë publike marrëveshjen politike mes ish-kryeministrit Vllado Buçkovski dhe Ali Ahmeti, sipas së cilës do të zgjidhej statusi i ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, ka kërkuar llogari nga krerët opozitarë të zbardhin marrëveshjen para opinionit. "Për çfarë janë marrë vesh lideri i LSDM-së, Cërvenkovski, Buçkovski dhe Sheqerinska me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. A mund ta shpalosin marrëveshjen para opinionit, që të shohim se a është e vërtet që LSDM-ja ka premtuar dygjuhësi dhe status për luftëtarët e UÇK-së", thotë Dimovski.
Ndërkohë, Vllado Buçkovski, ka mohuar se ekziston një marrëveshje e tillë mes LSDM-së dhe BDI-së. "Marrëveshje mes meje dhe Ahmetit nuk ka. Buçkovski ka dhënë premtimin si njeri i parë i LSDM-së, se pas zgjedhjeve duhet të ulemi dhe të mbyllen këto çështje. Mes Buçkovskit dhe Ahemtit ekziston vetëm një marrëveshje, e cila është inplementuar në parlament, ajo ka të bëj me përdorimin e flamujve të bashkësive, përkatësisht bashkësisë shqiptare", shprehet Buçkovski.
Ndërsa, nga BDI-ja nuk mohojnë, por as nuk pohojnë se ka pasur marrëveshje mes Ahmeti dhe kryeministrit të atëhershëm Buçkovski. "Më nuk mund të diskutohet se ka pas apo jo marrëveshje, por marrëveshja e arritur mes dy subjekteve politike që fituan zgjedhjet duhet të implementohet. Mendoj se do të ishte rruga më e mirë, e cila do të na ofrojë më shpejtë drejtë qëllimeve, të cilat i ka vendi", është shprehur koordinatori i grupit të BDI-së Rafiz Haliti.
Hajrie Azemi, Koha
Shtuar më 26/07/2007, ora 20:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori