VMRO-DPMNE i pergjigjet pakenaqesive te BDI-se
Albeu.com
Shkup -VMRO-DPMNE nëpërmjet prononcimeve jozyrtare për mediat maqedonase janë përgjigjur pakënaqësive të BDI-së në kuadër të Qeverisë.Reagimi ekspresiv i partisë maqedonase që drejtohet nga kryeministri Nikolla Gruevski është dhënë në shtypin vendor, pas deklaratës së nënkryetares së BDI-së, Teuta Arifi për pakënaqësitë lidhur me bashkëpunimin në kuadër të koalicionit, sidomos për prolongimin e zgjidhjes së kontestit të emrit që ka të bëjë me ngecjen në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO.

Zyrtarë të VMRO-DPMNE për gazetën “Dnevnik” kanë thënë se pakënaqësitë BDI-së janë vetëm tendenca për ngritje të rejtingut të saj të rënë. “Me këto paralajmërime dhe tërheqje të vërejtjes BDI po synon që të përfitojë poenë politik pas rënies së rejtingut nga humbjet në Tetovë dhe Gostivar”, theksojnë në VMRO-DPMNE.

Nënkryetarja e BDI-së ka theksuar se partia e tyre është e interesuar për zgjidhjen e shpejtë të emrit dhe se sipas tyre shqiptarët janë për integrimin e shpejt të Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike. (INA)
Shtuar më 25/04/2009, ora 22:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori