VMRO-DPMNE dhe BDI kërkojnë gjuhën e përbashkët!
Albeu.com
Partitë maqedonase dhe shqiptare në pushtet dhe opozitë në Maqedoni, po vazhdojnë bisedimet për rregulloren e re të miratimit të ligjeve në parlament, në kuadër të dialogut politik.Takimi i fundit i grupeve të punës u mbajt të premten, kur u arrit pajtim në shumë pika, duke përjashtuar çështjet më të mëdha - përdorimi i gjuhëve dhe kufizimi i kohëzgjatjes së diskutimeve, për të cilat ende nuk është biseduar.

Koordinatorja e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, bëri të ditur se krahas bisedimeve të grupeve parlamentare të punës, sot duhet të mbahet edhe një takim i grupeve të punës të partive VMRO-DPMNE dhe BDI, siç ishte caktuar në takimin e javës së Pas këtij takimi, Gruevski deklaroi se janë pajtuar për një pjesë të çështjeve, si lista e ligjeve që do miratohen me shumicën e Badinterit, për të cilën mbetet që të dy palët të hartojnë listën.
Shtuar më 12/03/2007, ora 20:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori