"Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh", ku do të kandidojë Rama këto zgjedhje
Kryeministri Edi
Rama gjatë një deklarate për mediat këtë të hënë i pyetur nga gazetarët ka përmendur dy qytetet ku mund të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Rama është shprehur se “
Vlorën nuk e lë dhe
Durrësit i kam një borxh”, duke lënë të kuptohet se Durrësi dhe Vlora do të jenë dy qarqet ku do të kandidojë kreu i qeverisë.
“Është proces dhe sigurisht që lista përfundimtare do të jetë ajo që do çohet për t’u regjistruar në KQZ. Ne kemi ligjin. zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale.
Partitë nuk janë polici. Nuk kemi asnjë mundësi të ngremë sallë aparaturash në selitë e partive për të nxjerrë nëse dikush fsheh diçka. Emrat e veçantë janë çështje e procesit që vazhdon dhe në fund do të dalë lista e deputetëve duke u punuar te puna. Është e kotë të merremi me emra të veçantë.
Zona ku do kandidoj unë është problemi më i vogël. Por është e sigurt që
Vlorën nuk e lë dhe
Durrësit i kam një borxh”, tha
Rama
Shtuar më 01/02/2021,
ora 10:32