Operacioni i shpëtimit, asnjë shenjë nga peshkatarët e zhdukur
Update- Vijojnë operacioni i kërkimet për gjetjen e dy peshkatarëve. Në një konferencë për shtyp drejtori i qendrës Ndëroperacionale Detare, Shefqet Bruka, u shpreh se helikopterët kanë vijuar kërkimet gjatë gjithë paradites, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shenjë të peshkatarëve.

Mësohet se helikopterët janë kthyer në bazë për tu furnizuar me karburant dhe do të vijojnë kërkimet derisa të bjerë errësira. Ndërkohë është lokalizuar vendndodhja e peshkatarëve në momentin që kanë telefonuar familjarët e tyre dhe kërkimet janë fokusuar në zonën përreth.


14:02- Disa mjete lundruese dhe një helikopter kanë nisur prej disa orësh kërkimet për gjetjen e dy peshkatarëve të cilët rezultojnë të humbur në det nga mëngjesi i sotëm. Shefqet Bruka, shef i Qendrës Operacionale Detare ka thene se katër mjete po kërkojnë për gjetjen e Fatmir Ismaili 25-vjeç dhe Gezim Bashllari.


“Ka një operacion të gjerë të organizuar nga roja bregdetare, nga policia kufitare në hapësin detare dhe një mjet i Guardia di Financia. Aktualisht po kërkojnë 4 mjete dhe një helikopter. Aktualisht nga informacionet nga terreni nuk kemi konstatuar gjurmë të peshkatarëve. Kërkimet janë përqendruar në zonën e Vlorës, në Karaburun, po kërkohet në rreze prej katër milje. Ka nisur kërkimet edhe helikopteri”, tha Bruka per ‘News 24′.



12:02 -Familjarët një prej peshkatarëve të zhdukur mëngjesin e sotëm në Vlorë apelojnë që të nisin menjëherë kërkimet me helikopter, pasi kanë shkëputur edhe kontaktet me telefon. Gjatë një apeli në News24, vëllai i 25-vjecarit Fatmir Ismaili rrëfen momentet e fundit të komunikimit me të vëllanë.

“Unë komunikova para 5 minutash me vëllain, është ne mes të detit, por nuk arrita të flisja gjatë se nuk ka valë. Ai ndodhet pas Sazanit, rreth 5-6 milje. Kam kërkuar ndihmë kanë dalë anijet e policisë kufitare. Vëllai me një tip kamerdare Është me rrezik se janë dy veta. I ka marrë rryma dhe nuk e di ku i ka cuar. Vëllai më mori telefon, më kërkoi ndihmë dhe me tha kërko ndihmë sa më shpejt se po mbytemi. Atë po kërkoj, ta kërkojmë me helikopter se nuk po e dëgjojmë dot. Kërkojmë ndihmë qe të kërkohet sa më shpejt para se të bëhet natë”, apeloi 25-vjecarit.


09:22- Dy peshkatarë janë zhdukur në afërsi të Zvërnecit në Vlorë. Mësohet se peshkataret, emri i të cilëve nuk është bërë ende i ditur kishin dalë në orët e para të mëngjesit për peshkim por nuk janë kthyer ndërsa rojet bregdetare kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në det për të bërë të mundur gjetjen e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2013, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori