Gjiknuri pas konfrontimit me Valterin: Nuk dinë të kontrollojnë emocionet

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri mohoi të ketë kërcënuar deputetin e opozitës parlamentare, Halit Valteri.

Gjiknuri nuk dha sqarime as për debatin e zhvilluar përpara ndërtesës së Parlamentit, duke theksuar se sot është një ditë e rëndësishme për

“Është fatkeqësi që të bëjmë histori gjëra që janë krejt ordinere. Çdo gjë tjetër është insinuata e njerëzve që janë aksidente historike thjesht për t’i dhënë rëndësi vetes. Pse duhet ta kërcënoj?! Deputetët edhe komunikojnë. Valteri ta gjejë veten. Nuk jam këtu të merrem me Valterin. Çdo parti ka qëndrimet e saj politike.

Unë nuk e di çfarë qëndrimesh ka ai. Më vjen keq që debati për ligjin që të kalojë në çështje personale. Unë akuza personale kam dëgjuar nga të gjithë. Kush është në politikë ka akuza personale. Nuk merrem unë çfarë i thashë dhe çfarë më tha. Unë nuk kërcënoj njeri. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet”– tha ai.

I pyetur për denoncimin e Valterit sipas të cilit disa deputetë janë blerë, Gjiknuri tha shkurtimisht: “T’i denoncojë po i ka”.


Shtuar 5.10.2020 10:41