Vlorë, vritet biznesmeni Ardian Dervishi
Në orët e mbrëmjes të së dielës, në qytetin e Vlorës, është qëlluar për vdekje biznesmeni i ndërtimeve, Ardian Dervishi, 52 vjeç. Viktima ishte në objektin e tij që po ndërtohet pranë rrugës “Transballkanika”, kur u qëllua. Siç njofton Top Channel, Dervishi ndërroi jetë në spital, ndërsa nga burimet paraprake arsyeja e krimit duket se ka ardhur pas një konflikti për pronat.

Ndërkohë që nga hetimet e para policia e Vlorës bëri të ditur të dyshuarin kryesor për krimin. Ai është Adnand Gori, 31 vjeç.

Viktima është qëlluar me katër plumba, ndërkohë që autori i vrasjes është shpallur në kërkim.
Shtuar më 25/12/2011, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori