Një 57 vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë nga
asfiksia. Sipas policisë Theodhori Koli banues në fshatin Delisuf, komuna Novoselë ka qenë duke u ngrohur në banesën e tij me një mangall me
qymyri ndërkohë që ka mbetur i
vdekur nga çlirimi i
monoksidit të karbonit.
Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë si ngjarje aksidentale. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2012,
ora 16:51