Vlorë, shpërthen tritoli, s'ka të lënduar
Vlore
Një sasi eksplozivi shpërtheu natën e kaluar në Vlorë në një servis automjetesh, pa shkaktuar viktima në njerëz. Burime të policisë lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së martë në lagjen “Lirim” të Vlorës.

Shpërthimi i ekspolizivit mësohet se ka shkaktuar dëmtime të rënda në mjetet që ndodheshin në servis si dhe ka thyer xhamat e makinave të tjera të parkuara pranë zonës duke dëmtuar edhe xhamat e disa banesave.

Ky është shpërthimi i dytë me eksploziv që ndodh në Vlorë brenda 48 orësh nga incidenti i parë që ndodhi në një zonë pranë portit të këtij qyteti. Policia lokale është duke vazhduar hetimet për të dy ngjarjet.

Në vendngjarje policia ka mbledhur provat e krimit si dhe kampione të nevojshme për analizim ndërsa në polici janë shoqëruar disa persona.
Shtuar më 27/10/2010, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori