Vlorë, shkatërrohet grupi kriminal
Policia e Vlorës ka shkatërruar sot një grup kriminal i cili dyshohet se është autor i dhjetërave vjedhjeve dhe grabitjeve të armatosur. Mësohet se ata janë përgjegjës për vjedhje nën kërcënimin e armëve të disa banesave, lokaleve dhe automjeteve.

Aktualisht, emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.Përmes këtyre arrestimeve, policia ka arritur të zbardhë të paktën 20 ngjarje të tjera kriminale, të pohuara nga të dyshuarit gjatë marrjes në pyetje. /albeu.com/

Shtuar më 10/02/2013, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori