Me tekstin e këngës së ish-it, kujt i dërgon “të fala” nga shtrati Liberta (FOTO LAJM)

Emri i moderatores Liberta Spahiu është jo pak i komentuar në media herë për historitë e dashurië e herë për pozat e saj provokuese në rrjet.

Në një nga fotot e fundit ku pozon mjaft joshëse nga shtrati bie në sy përshkrimi i moderatores:

“E pershendesim detin me nje poze nga dhoma fjetjes…se di a kena me u pa mo bashke…po hajt mo”, ka shkruar Liberta ku përshkrimi i saj ngjason tekstit të këngës së Flori Mumajesit “Plas”.

Mesa duket pushimet për bukuroshen kanë mbaruar, ashtu si për një pjesë të mirë të shqiptarëve të cilat i janë kthyer rutinës.

Ndërkohë kujtojmë se Liberta është përfolur para disa kohësh për një lidhje me kantautorin Flori Mumajesi, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar një gjë të tillë./albeu.com/


Shtuar 25.08.2020 12:05