Frikë nga protesta të dhunshme? 440 milionë lekë tender, Kuvendi do të blindohet së shpejti

Pas një kohe të qetë politike për shkak të izolimit nga COVID-19, heshtja u thye më 17 maj me shembjen e teatrit, dhe situata politike tashmë është e nxehtë.

Pas thirrjeve të vazhdueshme për protesta deri në rrëzimin e qeverisë nga opozita, Kuvendi ka marrë masa të reja.

Nisur nga gurët që fluturuan në dritaret dhe dyert e Kryesisë së Kuvendit, por edhe molotovët, Kuvendi ka nisur procedurat për blerjen e dritareve dhe të dyerve të blinduara.

Mësohet se një ndërhyrje e tillë do të përdoret për katet e para si tek godina e Kryesisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ashtu edhe në godinën e Seancave plenare, shkruan Tirananews.

Tenderi në fjalë mësohet se do kushtojë 440 milionë lekë dhe pritet të zhvillohet në shtator. /albeu.com/


Shtuar 25.05.2020 15:26