Vlorë, policia sekuestron 21 kg drogë Canabis
Policia e Vlorës ka rrestuar dy persona gjatë ditës së sotme të cilët janë kapur me një sasi prej 21 kg Canabis Sattiva. Kjo gjë është bërë e mundur nga blutë e qytetit bregdetar në sajë të operacionit të koduar “Armeni”.

Efektivët e antidrogës gjatë kontrollit në dy banesa në fshatin Armen dhe prangosjen e 29-vjeçarit Vullnet Nuredinaj, në banesën e të cilit u kapën 17.1 kg Canabis Sattiva e vendosur në tri çanta të ndryshme, si dhe një peshore elektronike, e cila shërbente për peshimin e lëndës narkotike.

Ndërkohë që gjatë një operacioni tjetër në banesën 47-vjeçarit Vezir Nuredinaj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kg lëndësh narkotike Canabis Sattiva, e vendosur në dy qese plastmasi.

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy personave ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për hetime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"/albeu.com/

Shtuar më 08/11/2011, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori