Vlorë: Nuk kishin leje, sekuestrohen 17 copë makina elektronike
Policia e Vlorës bllokoi gjatë dites së sotme një lokal që ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit pa lejen e organeve tatimore, duke sekuestruar 17 makineri elektronike.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se "gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme të një lokali në lagjen “Lef Sallata”, janë gjetur dhe sekuestruar 17 copë makina elektronike që shërbenin për organizim lojrash fati, për të cilat nuk disponohej dokumentacioni përkatës".

Mospasja e dokumentacionit përkates ka bërë që policia të bllokojë aktivitetin e këtij lokali, ndërkohë që ndaj pronarit nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të organizimit të llotarive të palejuara.

Pak javë më parë policia e Vlorës vendosi një masë të ngjashme ndaj dy lokaleve që ushtronin të njëjtin aktivitet, por pa licencën e organeve tatimore./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori