Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Foto: Ilustrim
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Vlorës që festoi sot Kurban Bajramin. Rreth ores 18:15 minuta, në lagjen ‘Isa Boletini’ një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në mes të rrugës, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar të plagosur në spital, njofton News24.

Policia bën të ditur se disa persona kanë debatuar ashpër dhe më pas janë konfliktuar fizikisht, këtë e dëshmojnë shenjat e dhunës në trupat e të plagosurve. Pas debatit me fjalë dhe fizik janë dëgjuar të shtëna armësh ku mbeti i vrarë në mes të rrugës një person i identifikuar si Rizvan Mataj 55 vjec, ndërsa u plagosen 3 personat Zaim Çelaj 33 vjeç, Arben Çelaj 42 vjeç, dhe Elidon Aliaj 27 vjeç.

Mësohet se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, pasi ata kanë marrë plagë me armë jovdekjeprurëse.

Pak minuta pas vrasjes, policia zbardh disa detaje rreth ngjarjes. Mësohet paraprakisht se sot pasdite te katër personat kanë qënë duke luajtur domino në një pjesë garazhi makinash dhe më pas janë grindur rreth lojës. Dyshohet se autori i vrasjes së 55-vjecarit mund të jetë një nga të plagosurit, ndaj policia po i mban në mbikqyrje të lartë në spital.

Efektivet po punojne për zbardhjen e plote te ngjarjes, ndersa pista kryesore e hetimit mbetet ajo per motive banale.
Shtuar më 06/11/2011, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori