I ra me grusht, si plasi sherri mes kuksianëve në Durrës që shkaktoi tragjedinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës në zonën e njohur si “Plepa”.

Pas një sherri për bllokimin e një rruge, ka mbetur i vdekur një shtetas i identifikuar si Idajet Dulla, 34-vjecar.

Policia ka identikuar dhe ka vënë në pranga autorin e këtij krimi të rëndë, Arbër Koti.

I plagosuri me thikë në zemër, është transportuar fillimisht në spitalin e qytetit bregdetar por pa mundur të mbijetojë.

Motivi:

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ndodhi si një pasojë e një zënke për motive banale.

Mësohet se i ndjeri Idajet Dulla, i kishte bllokuar rrugën shoferit të autobusit të një kompanie fasonërie, me automjetin e punës.

Ky bllokim rrugë është bërë shkak për ndezjen e konfliktit, i cili më pas agravoi në përdorimin e thikës nga ana e Arbër Kotit.

Mësohet se të dy personat e përfshirë në konflikt janë me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës.

Viktima punonte në një pikë për shpërndarjen e bombulave të gazit, bllokimi i rrugës me automjetin e punës u bë shkak i një sherri banal që përfundoi në një tragjedi të vërtetë.

Fillimisht ishte i ndjeri i cili e ka qëlluar me grusht shoferin e autobusit të një fasonërie dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluart drejt 34-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 19.09.2020 15:33