Vlore, mbytet ne det 17 vjecari
Albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një 17 vjeçar është mbytur në ujërat e detit Jon, ndërsa disa të tjerë u rrezikuan.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, të cilët konfirmuan se viktima është Arben Nestori, nga Prespa e Korçës.
Mësohet se 17 vjeçari ndodhej me pushime në Vlorë me një shoqatë fetare dhe ishte futur në det për tu larë bashkë me disa shokë.
Por, deti me dallgë dhe moti i keq kanë shkaktuar mbytjen e 17 vjeçarit Nestori dhe rrezikuan jetën e disa të tjerëve.
Ngjarja ka vënë në alarm banorët e zonës ku pushonin të rinjtë dhe autoritete e policisë locale.
I pari person që u ka ardhur në ndihmë të rinjve ka qenë shoferi i mjetit më të cilin udhëtonin.
Ai ka mundur të shpëtojë 4 të rinj të rrezikuar, por nuk ka mundur të bëjë asgjë për Nestorin.
Për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të 17 vjeçarit të mbytur u angazhuan dhe disa peshkatarë të zonës.

4 të rinjtë e rrezikuar morën ndihmën e parë mjeksore dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa trupi i 17 vjeçarit Nestori është dërguar në morgun e Spitalit të Vlorës .
Shtuar më 27/07/2010, ora 21:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori