Një
gomone me gjatësi prej 12 metrash me 3 motorë të fuqishëm është bllokuar në bregdetin e Palasës nga policia e Vlorës. Mësohet se ajo ishte vjedhur në
Itali dhe dyshohet se do të përdorej vetëm për një rrugë nga trafikantët që çojnë marijuanën nga brigjet shqiptare në ato italiane.
Pasi kanë marrë njoftim nga pala italiane se drejt gjirit të Vlorës ishte duke lundruar një
gomone e dyshimtë, forcat e policisë
kufitare janë drejtuar drejt Kepit të Gjuhëzës, majës së Karaburunit. Por pasi kanë pritur për më shumë se dy orë aty, tre gomonet e policisë
kufitare të Vlorës janë njoftuar se mjeti që po vinte nga Italia ishte drejtuar për nga rrugët e Bardha, në zonën e Palasës. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2012,
ora 14:37