Vlorë, kapen 60 kg drogë kanabis
Policia e Vlorës ka sekuestruar gjatë dites së sotme një sasi prej 60 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva. Ndersa është vënë një pranga nga policia nje person për këtë ngjarje.

Burime zyrtare të policisë së Vlorës bënë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip kamion në portin e Vlorës, në një nga tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi, ndërkohë që destinacioni i saj ishte Italia.

Uniformat blu bënë të mundur arrestimin e drejtuesit dhe njëkohësisht pronarin e kamionit ku ishte fshehur droga, Altin Deromema, si dhe shoqëruan bashkëshorten e tij në komisariat.

Mësohet se lënda narkotike e llojit kanabis sativa ishte paketuar dhe vendosur në pjesën e sipërme të një kamioni tip "Iveco" me targa AA 312 AD, që u kontrollua në momentin kur do të kalonte traun e doganës.

Drejtuesi i kamionit Altin Deromema, që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ishte përpjekur t’u shmangej uniformave blu, por pa ja arritur qëllimit./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori