Vlorë, i jepet lamtumira gjyqtarit Konomi
Skerdilajd Konomi
Në qytetin e vlorës ka nisur ceremonia mortore dhe homazhet pranë trupit të pajetë të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra dje në këtë qytet. Në ceremoninë që po zhvillohet në kinoteatrin e qytetit të Vlorës, "Petro Marko" kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu dhe kryeprokurorja Ina Rama.

Pas homazheve dhe takimit me familjarët e gjyqtarit 33-vjeçar, nënkryetari i KLD-së në mesazhin e tij për mediat tha se atentati i të premtes ku gjeti vdekjen pas shpërthimit të telekomanduar të makinës, gjyqtari Skerdilajd Konomi është një mesazh mafioz për drejtësinë shqiptare.

Duke iu referuar këtij akti të rëndë kundër njeriut të drejtësisë, Spahiu deklaroi se mafia nuk mund ta gjunjëzojë drejtësinë.


Pas homazheve ku pritet të marrin pjesë edhe figura të tjera të shtetit.
Trupi i pajetë i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve të mitur do të përcillet për në banesën e fundit.
Shtuar më 10/09/2011, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori